Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit

NULL NULL
03.07.2025 20:10

Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim liderët e partive Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe Koalicionit VAKAT.

Këto takime erdhën pas atyre të djeshme që e para e shtetit i mbajti me krerët e partive më të mëdha shqiptare, ku edhe sot u diskutua konstituimi i kuvendit.

“Presidentja Osmani ka ritheksuar se zbatimi i Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është obligim kushtetues dhe ky aktgjykim ka sqaruar se konstituimi i Kuvendit brenda 30 ditësh është detyrim e jo opsion”.

“Më tej, Presidentja Osmani ka përsëritur thirrjen ndaj liderëve që në frymën e bashkëpunimit dhe mirëbesimit, si dhe në dobi të interesit qytetar dhe shtetëror, sa më shpejt, por brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, të gjendet rrugëdalja për konstituimin e Kuvendit”, tha Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, Osmani tha se mungesa e legjislativit po krijon vakuum institucional që shkakton, sipas saj, erosion të demokracisë dhe dëmton funksionimin e shtetit.

“Në rolin e saj si garantuese e funksionimit kushtetues dhe përfaqësuese e unitetit të popullit në Republikën e Kosovës, Presidentja Osmani do të vazhdojë me takime konsultative me partitë e tjera të përfaqësuara në parlament edhe përgjatë ditëve në vijim”, thuhet në njoftim.

Sot është mbajtur seanca e 41-të e kuvendit, ku sërish ka dështuar Komisioni për Votim të Fshehtë, në të cilin po insiston Lëvizja Vetëvendosje.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.