Osmani pas fitores së Akilit dhe Laurës: Çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit NULL NULL 30.06.2022 19:41 30.06.2022 19:41 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar dy xhudistët për medaljet në Lojërat Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë, njofton Klankosova.tv. “Ky është imazhi i Kosovës në botë. Sot, si çdo ditë tjetër, çikat e djemtë tanë po ia zbardhin fytyrën vendit dhe po shkruajnë historinë e re të Kosovës. Edhe një e artë iu shtua xhudos. Atë e fitoi Laura Fazliu, çika e artë e Kosovës. Të lumtë, Laura!”, ka shkruar Osmani. “Ndërsa, Akili ynë, si çdoherë tjetër na bëri rishtas krenarë, duke e fituar medaljen e bronztë, kësaj radhe. Faleminderit, Akil! “, shtoi ajo. Ndryshe, Akili fitoi medaljen e bronztë, derisa Laura medaljen e artë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 11 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 13 orë më parë