Osmani nuk do që binjaket e saj të bëhen politikane (VIDEO) NULL NULL nga Qendresa Tershana 08.06.2024 20:45 nga Qendresa Tershana 08.06.2024 20:45 Presidentja Vjosa Osmani, paraditen e sotme ia kushtoi librit. Bashkë me dy vajzat e saj binjake dhe bashkëshortin Prindonin, e para e shtetit u ndal nëpër standet e Panairit të Librit në Prishtinë për t’u furnizuar me tekste për vete, për bashkëshortin, por edhe për vogëlushet e saj. Megjithatë, pak shpenzoi pasi shumica e librave që presidentja Osmani i zgjodhi bashkë me dy vajzat e burrin, iu bënë dhuratë. E ato iu pëlqyen goxha binjakeve të presidentes. Osmani tregoi se vogëlusheve të saj u pëlqejnë librat me kafshë, ndërsa tha se në fushën që punon vetë, nuk po do t’i ketë edhe vajzat. Profesionet thotë se tashmë i kanë zgjedhur, të voglat e saj. “Njëra do të bëhet shkencëtare e tjetra shkrimtare”, tha Osmani. Për përzgjedhjen e librave pati mospajtime në disa raste në familjen presidenciale, por pati edhe pajtime. Ndonëse për librat vendosnin bashkë, pagesën në ato pak raste që duhej, e bënte zotëriu i parë. Me këto blerje u plotësuan dëshirat e fëmijëve, që për presidenten e shtetit është kryesoreja. E trendit të Orhan Pamukut nuk i shpëtoi as presidentja, ndonëse thotë se e veçon një tjetër autor. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpëtohen një shqiptar dhe një turist gjerman, u helmuan nga një bimë në Malin e Korabit 5 orë më parë