Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani nga Tokio uron Kosovën për Ditën e Çlirimit

NULL NULL
12.06.2025 18:18

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e ka uruar Kosovën për Ditën e Çlirimit.

Urimin, Osmani e bëri nga Tokio pasi është në vizitë zyrtare në Japoni, teksa tha se liria i bashkon të gjithë qytetarët, sot e përherë.

“Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë. Kjo ditë na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve, pavarësisht se ku ndodhemi në botë”, shkroi Osmani, transmeton Klankosova.tv.

Kosova këtë 12 qershor e feston përvjetorin e 26-të të çlirimit nga forcat okupuese serbe.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.