Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani nga Tirana për shpërthimet në veri: Bandat e Vuçiqit po destabilizojnë Kosovën (VIDEO)

NULL NULL
nga Qendresa Sinani 06.12.2022 20:32

Qëndrimin njëditor në Tiranë, presidentes, Vjosa Osmani, duket se ia prishi paksa një ngjarje që ndodhi në vendin e lindjes. Shpërthimet e së martës në veri të Kosovës, megjithatë, atë nuk e zunë në befasi.

E para shtetit nga samiti që u mbajt në Shqipëri tha se situata atje eskalon çdo herë për shkak të bandave kriminale të mbështetura nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq e që kanë për qëllim eskalimin e situatës dhe destabilizimin e Kosovës, por edhe të Ballkanit Perëndimor.

Presidentja Osmani foli edhe për versionin e ri të planit franko-gjerman derisa ka shtuar se shumë shpejt mund të caktohet takimi i radhës në Bruksel në mënyrë që të diskutohet, njofton Klan Kosova.

“Sapo të kthehemi do të kemi një takim tjetër ndërinstitucional për të koordinuar qëndrimet tona të përbashkëta sa i përket këtij versioni të ri, dhe në momentin që t’i kemi të gatshme natyrisht edhe do t’i ndajmë me ju, por mbi të gjitha do t’i ndajmë me palët qe e kanë bërë propozimin” tha ajo.

 

lajme të ngjashme