Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani nga Shqipëria: Kryefjala e vizitës – strategji dhe veprim të unifikuar në politikën e jashtme

NULL NULL
nga Liridona Gashi 04.09.2023 12:00

Presidentja Vjosa Osmani e ka falënderuar presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe shtetin shqiptar për mbështetjen që i ofrojnë vazhdimisht Kosovës.

Ajo, në një konferencë për media, ka deklaruar se kombi shqiptar vazhdon të mbetet faktor stabiliteti në rajon.

“Jam gjithnjë e lumtur sa herë që ndodhem në Shqipëri. E falënderoj presidentin Begaj për mbështetjen e palëkundur, i falënderoj gjithë qytetarët e Shqipërisë dhe gjithë shtetin shqiptar për mbështetjen ndaj Kosovës, edhe gjatë periudhave të vështira edhe gjatë shtet-formimit”.

“Shtetet tona kanë një lidhje unike historike, kulturore dhe kombëtare. Lidhjet tona janë të pathyeshme dhe qëndrojmë të bashkuar duke u fokusuar tek stabilitetit dhe integrimi euroatlantik i vendeve tona”.

“Kombi shqiptar vazhdon të mbetet faktor stabiliteti në rajon. Shqipëria vazhdon të jetë zëri ynë në të gjitha instancat që Kosova ende nuk është anëtarësuar. Kryefjala e vizitës sime është bashkërendimi për një strategji dhe veprim të unifikuar të politikës së jashtme”, ka thënë Osmani./Klankosova.tv

lajme të ngjashme