Osmani: Nëse nuk liberalizohen vizat, derën kosovarëve ua hap ISIS-i NULL NULL 20.03.2018 22:36 20.03.2018 22:36 Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nëse nuk zgjidhet çështja e demarkacionit me ç’rast nuk liberalizohen vizat, atëherë derën kosovarëve do t’ua hapin ata që duan t’ua shpëlajnë trurin për të shkuar dhe për të luftuar për ISIS-in, njofton Klan Kosova. “Republika përbëhet nga qytetarët e saj, burra, gra, rini, shumica dërrmuese prej të cilëve presin që përfundimisht t’i largojmë nga ky burg i quajtur Kosovë”, tha Osmani në foltoren e Kuvendit. “Nëse Bashkimi Evropian vazhdon t’ua mbajë atyre derën e mbyllur, e dini që dikush tjetër do t’ua hapë atë ashtu siç ua hapën korridoret për të shkuar për të luftuar në ISIS”, tha Osmani në Kuvendin e Kosovës. “Do t’ua hapin ata që duan t’ua shpëlajnë trurin, dhe nëse sot është diçka detyrë patriotike e secilit prej nesh, është t’ua shpëtojmë jetën atyre njerëzve nga një izolim i tillë”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë