Osmani në Washington: Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me ShBA-në NULL NULL 09.07.2025 17:10 09.07.2025 17:10 Presidentja Vjosa Osmani është duke qëndruar për vizitë zyrtare në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një postim në Facebook, ajo ka deklaruar se është takuar me Ndihmës Sekretarin e Shtetit në detyrë, Brendan Hanrahan, në Departamentin e Shtetit. Osmani shtoi se me Hanrahan ritheksuan përkushtimin për thellimin e partneritetit strategjik midis Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara. “Kosova është e gatshme ta avancojë bashkëpunimin me SHBA-të në fusha kyçe si mbrojtja, ekonomia, si dhe investimet strategjike me interes të ndërsjellë”. “Qëndrojmë krah për krah me SHBA-të në vlera, në vizion dhe në veprim”, u shpreh Osmani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Shpërthejnë mesazhet, viktimat e Mërgim Gashit flasin hapur për mashtrimet (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Pritën krejt natën në aeroport, i kishte blerë vajzës dhuratë biletën e falsifikuar (VIDEO) 3 orë më parë
Kosova Dosja e Prokurorisë ndaj pesë policëve të dyshuar për vrasje nga pakujdesia të 27-vjeçarit në Lipjan 6 orë më parë