Osmani në ShBA, merr pjesë në agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë NULL NULL 18.10.2024 16:55 18.10.2024 16:55 Presidentja Vjosa Osmani, në SHBA Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nga atje ajo ka lajmëruar se do të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë, transmeton Klankosova.tv. “Jemi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në disa aktivitete që lidhen me Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë. Sot filluam me Institutin Ndërkombëtar Republikan (IRI), ku diskutuam mbi bashkëpunimin në fushën e sigurisë, partneritetet, gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe të ardhmen e Kosovës”, ka shkruar Osmani në Facebook. “Falënderuese si gjithnjë për ftesën dhe për diskutimin dinamik!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Jashari takohet me komandantin amerikan, theksohet performanca e dalluar e ushtarëve të FSK-së në SHBA 20 orë më parë
Kosova Shea për Klankosova.tv: Konflikti Izrael–Iran mund ta lërë Kosovën jashtë vëmendjes ndërkombëtare 22 orë më parë