Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani në mes të Ramës e Scholzit e përballë Vuçiqit në darkën e SEECP-së (FOTO)

NULL NULL
10.06.2022 22:02

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka publikuar një foto album nga darka e punës në Samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë darkë po merr pjesë edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz, që sot vizitoi Prishtinën dhe Beogradin, dhe presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

“Në darkën e punës së pjesëmarrësve në Samitin e SEECP (procesi i bashkëpunimit të Evropës Juglindore)”, ka shkruar shkurtimisht Rama në Facebook.

Në njërën nga fotografitë e postuara shihet se në tavolinë, ku janë ulur liderët pjesëmarrës, Vjosa Osmani ka qenë e ulur në mes të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz derisa përballë presidentes kosovare ka qenë presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Më herët, Vjosa Osmani është pritur nga nikoqiri i këtij samiti, kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, të cilit ia ka konfirmuar gatishmërinë e Kosovës që t’i thellojë tutje marrëdhëniet me Greqinë.

Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP) ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

Gjithashtu, Samiti i SEECP-së do të përqendrohet edhe në zhvillimeve e fundit në Evropë, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe ndikimin e tyre në vendet e rajonit.

 

lajme të ngjashme