Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani në 24-vjetorin e vrasjes përkujton heroin Ilir Konushevci

NULL NULL
09.05.2022 12:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në 24- vjetorin e rënies, e ka përkujtuar heroin Ilir Konushevci dhe mjekun tropojan, dëshmorin Hazir Malaj.

“Liria dhe Iliri janë një. Konsistenca në luftën për liri ishte virtyt i Ilirit. Idealizmi e bëri që përpjekjes për lirinë e vendit të mos i ndahet deri në fund të jetës, duke u bërë hero i Kosovës”.

“Sot e kujtojmë me respekt figurën e njeriut të radhëve të para të UÇK-së, i cili krahas bashkëluftëtarëve sikurse Hazir Malaj, synimin e brezave për liri e shtet e bën realitet.  Për Ilirin e Hazirin duhet drejtësi, ndërkaq kujtimi për ta do të jetë i përjetshëm”, ka theksuar Osmani.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.