Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas që vdiqën gjatë një sulmi në Siri

NULL NULL
27.12.2025 23:45

Në emër të presidentes Vjosa Osmani, përfaqësues të Konsullatës së Kosovës në Iowa kanë vendosur kurorë lulesh në Des Moines për t’i nderuar ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas që humbën jetën gjatë një sulmi terrorist në Siri.

Në letrën e Osmanit drejtuar Guvernatores së Iowas, Kim Reynolds, u theksua solidariteti Iiplotë i popullit të Kosovës me familjet e ushtarëve të rënë.

Ajo njëherësh vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm dhe afatgjatë të Gardës Kombëtare të Ioëas në forcimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

 

lajme të ngjashme