Osmani, mysafire e Spanjës (VIDEO) NULL NULL nga Besnik Tahiri 03.10.2023 20:25 nga Besnik Tahiri 03.10.2023 20:25 Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, të enjten e 5 tetorit shkon në Spanjë. Në qytetin Granada, ajo përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian. Ndërkohë po në Granada, një ditë pas, pra të premten më 6 tetor, BE-ja mban takim jo-formal të liderëve të bllokut. Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së, pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit, mbi policinë kosovare ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj. Ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Mimoza Ahmetaj, thotë se takimi i 6 tetorit të liderëve të Unionit, është mundësi e fortë që BE-ja t’i tregojë Serbisë “qëndrim të qartë” rreth përgjegjësive që Beogradi zyrtar mban për rastin që ngjau më 24 shtator në fshatin kosovar me manastir. E derisa po kërkohen sanksione për Beogradin, është shtetit i Kosovës ai që tash e sa muaj ndodhet nën masa ndëshkuese nga Brukseli. Sikur takimi i Komunitetit Politik Evropian ashtu dhe mbledhja jo-formale e krerëve të BE-së, mbahen në Spanjë, kjo pasi që ky shtet që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, mban presidencën e BE-së deri ditën e fundit të këtij viti.