Osmani merr pjesë në Samitin e presidentëve të rajonit në Slloveni NULL NULL 17.05.2021 08:02 17.05.2021 08:02 Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë sot në takimin e 10-të të procesit Brdo-Brijuni me pjesëmarrjen e Presidentëve të shteteve të rajonit duke përfshirë presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, të cilët janë nikoqirë të takimit. “Temat që do të diskutohen në takimin në Brdo afër Kranjit janë: rëndësia e procesit Brdo-Brijuni në 10- vjetorin e tij, adresimi i pasojave të COVID-19, rimëkëmbja ekonomike dhe plani investiv i BE, zgjerimi i BE-së si prioritet gjeostrategjik, si dhe përmbyllja e projektit të Evropës së bashkuar me përfshirjen e shteteve te Ballkanit Perëndimor”, njofton Presidenca e Kosovës transmeton Klan Kosova. Në njoftimin e Presidencës bëhet e ditur se e para e shtetit, do t`i paraqesë qëndrimet e Republikës së Kosovës lidhur me temat që do të trajtohen në këtë proces. Osmani do të ketë edhe takime me homologët e saj nga Shqipëria, Kroacia, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. “Në margjina të takimit, Presidentja Osmani do ta zhvillojë takime bilaterale me presidentët e Kroacisë, Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.Ndryshe, Presidentja Osmani më 13 maj ka pritur në takim në Prishtinë, Presidentin e Sllovenisë, Borut Pahor në funksion të parapërgatitjes për takimin e Brdos”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 16 orë më parë
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 21 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 1 day