Osmani merr pjesë në përurimin e rrugës “Ibrahim Rugova” në Çair (VIDEO) NULL NULL 27.04.2023 10:46 27.04.2023 10:46 Vjosa Osmani Ibrahim Rugova Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në inaugurimin e rrugës me emrin e presidentit historik, Ibrahim Rugova, në komunën e Çairit të Maqedonisë së Veriut. Osmani, përurimin e rrugës e bëri bashkë me të bijën e ish-presidentin Ibrahim Rugova, Teutën, dhe kryetarin e kësaj komune, Visar Ganiun, njofton Klankosova.tv. “Sot, Komuna e Çairit përjetësoi emrin e Presidentit Historik, dr. Ibrahim Rugova. Padyshim që kjo rrugë, të cilën e përuruam sot, bashkë me kryetarin e Komunës, Visar Ganiu, bijën e Presidentit Rugova dhe me miq të shumtë të shtetit tonë, do të shërbejë si udhërrëfyes i veprës dhe rikujtim i trashëgimisë historike të Presidentit Rugova”, shkroi Osmani në Facebook. Presidentja, vizitën në shtetin fqinjë e filloi dje, të cilën e përshkroi si një ditë “e jashtëzakonshme”. Aty ajo takoi krerët më të lartë shtetërorë dhe mbajti fjalim para deputetëve të kuvendit maqedonas. “Në fokus: forcimi i raporteve bilaterale, angazhimi i përbashkët për të ardhmen tonë euroatlantike, kontributi i jashtëzakonshëm i shqiptarëve në bashkëpunimin tonë ndërshtetëror, si dhe roli i rëndësishëm i grave në vendimmarrje”, shkroi Osmani sot. Krahas vizitës në komunën e Çairit, e para e shtetit sot do ta vizitojë edhe atë të Tetovës. *Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.