Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Me planin 9-pikësh, Kosova forconte pozicionin e saj në skenën e politikës botërore

NULL NULL
10.04.2024 22:21
bujar osmani
Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Foto: Klan Maqedonia

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut nga radhët e Frontit Europian, Bujar Osmani tha se ka shprehur qëndrimin e OSBE-së ndaj situatës së tensionuar në veri të Kosovës.

Osmani, i ftuar në emisionin “Pressing” në Klan Maqedonia, ka theksuar rëndësinë e një distancimi fizik mes forcave speciale kosovare dhe atyre serbe për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit. Ai ka bërë thirrje për vazhdimin e zbatimit të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, duke u përpjekur të sigurojë një stabilitet afatgjatë në rajon.

“Unë jam gjysmë kosovar, sepse gjysmën e familjes e kam në Kosovë. Si kryesues i OSBE-së kjo ka qenë diku para 1 viti kur kryetarët e komunave u futën në objektet e komunave, dhe situata filloi të eskalojë, Serbia rriti gatishmërinë ushtarake në veri të Kosovës. Situata mund të eskalonte në një konflikt më të madh ku mund të kishte dhe rishënim të pozicioneve serbe në veri të Kosovës, dhe negociatave. Atëherë ishte një nga mendimet tona se Serbia mund të merrte pozicione të reja në terren dhe pastaj negociatat të ndërtoheshin mbi atë realitet të ri”.

“Ne si OSBE kërkuam që të vendosej një distancë fizike ndërmjet forcave speciale të Kosovës, dhe forcave të armatosura serbe. Dhe nëse e shikoni në planin 9-pikësh, pika e parë është që Kosova dhe Serbia të vazhdojnë implementimin e përpiktë të marrëveshjes së Brukselit dhe protokollit të Ohrit, që është pozicioni i Kosovës gjatë gjithë kohës”, tha Osmani.

Kandidati për president të Maqedonisë së Veriut ka hedhur poshtë pretendimet se Kosova duhet të tërheqë kontrollin mbi veriun, duke sqaruar se kërkesa e OSBE-së ka qenë për tërheqjen e forcave të armatosura nga njëra dhe tjetra palë për të parandaluar një konflikt më të madh.

Ai ka vënë në dukje se kjo është një mundësi për Kosovën që të tregojë përputhjen e politikave të saj me ato të komunitetit ndërkombëtar dhe të forcojë pozicionin e saj në skenën botërore.

“Pastaj ishte që Serbia të ulë nivelin e gatishmërisë ushtarake dhe Kosova të tërheq forcat speciale, dhe kontrollin mbi veriun ta mbajnë forcat e Kosovës. Ishte një gënjeshtër e madhe që Kosova të tërhiqte kontrollin mbi veriun, ne kemi kërkuar vetëm që forcat e armatosura të tërhiqen nga njëra dhe tjetra palë, të mos vijë në ndonjë konflikt dhe eskalim më i madh që unë mendoja se do të krijonte një realitet të ri për Kosovën që ishte në vijë edhe të ndryshimit të Kufirit. Kjo ka qenë një mundësi për Kosovën që të prezantohet para botës se ka harmonizuar politikën e saj 100 për qind me ne”, tha Osmani.

Ditë më parë, zëdhënësi i Qeverisë Përparim Kryeziu, i reagoi Bujar Osmanit, i cili në cilësinë e kryesuesit të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE), e kishte hartuar planin nëntëpikësh për shtensionimin e situatës në veri.

 

lajme të ngjashme