Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: Kur zëri i grave dëgjohet, progresi është i pashmangshëm

NULL NULL
14.03.2023 10:43

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në edicionin e dhjetë të Javës së Gruas, me temën kryesore “Barabarësia: Parakusht për Ripërtëritje të Demokracisë” të organizuar nga Instituti Kombëtar Demokratik.

Në një fjalë rasti, ajo ka thënë se kur zëri i grave dëgjohet, progresi është i pashmangshëm, njofton Klan Kosova.

“Në qendër të çdo veprimi është aktivizmi qytetar, demokracia është rezultat i një angazhimi të gjithëmbarshëm”.

“Gratë dhe burrat e Kosovës, qytetarët tanë, duke ndjekur idealet e tyre i kanë dhënë kah historisë së vendin tonë. Çdo përpjekje për avancim të demokracisë, mund të jetë e fuqishme vetëm kur të fuqizohet zëri i grave dhe burrave pa dallim”.

“Ky vullnet dhe ky përkushtim ekziston sot më shumë se kurrë. Nëse duam demokraci të fortë, atëherë nevojiten qytetarë të fuqizuar”.

Osmani ka thënë se demokracia është një projekt që nuk mund të konsiderohet kurrë si i përfunduar. Sipas saj, ai projekt vazhdimisht kërkon të mirëmbahet dhe zhvillohet.

“Edhe pse Republika e Kosovës është vetëm 15-vjeçare. Në 15 vjet rrugëtim, Kosova mbetet lider në rajon me dy gra presidente”.

“Kosova është sot vendi që e ka përkushtimin e palëkundur për të avancuar barazinë ligjore në vend”.

“Kur gratë udhëheqin, kur u dëgjohet zëri, rezultatet janë konkrete dhe progresi është i pashmangshëm”.

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

klankosova.tv

lajme të ngjashme