Osmani kujton Smajl Hajdarajn në 23-vjetorin e vrasjes NULL NULL 17.01.2025 20:47 17.01.2025 20:47 Presidentja Vjosa Osmani ka kujtuar në 23-vjetorin e vrasjes, Smajl Hajdarajn, deputetin, aktivistin politik dhe komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra pabesisht në një pritë më 17 janar 2002. Osmani tha se ai nuk u ndal as në luftë, as në paqe, duke qëndruar gjithmonë besnik ndaj idealeve të lirisë dhe të pavarësisë. “Por, fatkeqësisht, ai u vra në një kohë kur Kosova kishte nevojë për njerëz si ai – për ndërtimin e shtetit dhe forcimin e demokracisë”. “Liria për të cilën ai luftoi nuk mund të jetë e plotë pa drejtësi, ndaj është e domosdoshme që autorët të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë”. “Smajl Hajdaraj do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si simbol i qëndresës dhe sakrificës. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka thënë Osmanil. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Vdekja e 27-vjeçarit, Shishani: Pa u bërë 24 orë dikush duhet të japë dorëheqje 10 orë më parë
Kosova Granti për ish-zyrtarin e komunës së Gjilanit- favor apo shkelje ligjore? (VIDEO) 12 orë më parë