Osmani kujton masakrat e Pastasellës dhe Malishevës: Kujtimi për ta është i përhershëm NULL NULL 31.03.2023 10:18 31.03.2023 10:18 Vjosa Osmani Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Pastasellës së Rahovecit dhe atë të Burimit të Malishevës “Sot kujtojmë masakrën e kryer nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë në Pastasellë të Rahovecit, me ç‘rast u vranë dhe u masakruan 106 banorë të këtij fshati dhe fshatrave përreth. Në të njëjtën ditë në Burim të Malishevës, u vranë dhe u masakruan 42 civil”, ka thënë Osmani në Facebook. “Dhembja vazhdon të jetë po kaq e madhe sikur në ditën e vrasjes së tyre, ndërsa kujtimi për ta i përhershëm”. “Drejtësia për viktimat e regjimit serb dhe zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë janë kërkesa të përhershme tonat, nga të cilat ne nuk heqim dorë”. klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 2 orë më parë
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 5 orë më parë