Osmani kujton komandant Kumanovën, në 27-vjetorin e rënies NULL NULL 25.08.2025 13:59 25.08.2025 13:59 Sot shënohet 27-vjetori i rënies heroike të komandant Ismet Jasharit – Kumanova, një nga figurat më emblematike dhe të nderuara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Presidentja Vjosa Osmani ka nderuar me krenari dhe respekt kujtimin e komandant Jasharit, i cili ra në altarin e lirisë si komandant i pathyeshëm dhe frymëzim i pashuar për brezat e ardhshëm, transmeton Klankosova.tv. “Ismet Jashari është simbol i sakrificës dhe trimërisë për lirinë e Kosovës, një hero i përjetshëm i kombit tonë”, theksoi Osmani. “Në këtë përvjetor, nderohen gjithashtu të gjithë dëshmorët e Brigadës 121 të Zonës Operative të Pashtrikut, të cilët me gjakun dhe sakrificën e tyre kanë shkruar faqet më të lavdishme të historisë sonë kombëtare”, thuhet në njoftimin e presidencës./Klankosova.tv.