Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Presidentja kujton heroin Ismet Rrahmani

NULL NULL
27.08.2025 10:20

Në 27 vjetorin e rënies, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka kujtuar heroin Ismet Rrahmanin.

Në njoftimin e Presidencës në Facebook, thuhet se ai ishte një veprimtar arsimi i devotshëm dhe më pas veprimtar i shquar në luftën për çlirim, transmeton Klankosova.tv.

“Idealet që e drejtuan heroin Ismet Rrahmani nuk shuhen, ngase çdo veprim i tij është kujtesë se liria dhe arsimi janë vlera të shenjta që duhet ruajtur.

Duke kujtuar jetën dhe veprën e tij, ruajmë trashëgiminë dhe frymëzojmë brezat e ardhshëm.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për heroin Ismet Rrahmani”, shkruhet në postim.

 

 

lajme të ngjashme