Osmani: Kabineti im nuk ka shpenzime në udhëtime dhe në mëditje NULL NULL 10.12.2020 12:06 10.12.2020 12:06 Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar shpenzimet që ka bërë ajo dhe kryesia e institucionit që drejton për 10 muaj. Osmani ka thënë se ata nuk kanë bërë shpenzime thuajse fare në mëditje dhe udhëtime. “Që nga 10 shkurti dhe deri tani ne në kryesi kemi miratuar vetëm një vendim, për atë kemi filluar procedurat tenderuese, ai është vendimi për liftin për personat me nevoja të veçanta”. “Nuk kemi pasë asnjë kërkesë tjetër për tender dhe nuk e kemi asnjë shpenzim tjetër. Po ta shikoni raportin e shpenzimeve ne kemi shpenzuar më së paku në krahasim me të tjerët. Asnjë pjesëtarë i kabinetit tim nuk shpenzon veturat zyrtare”. “Ne kemi shumë më pak shpenzime në darka dhe udhëtime, mëditjet i kemi zero. Në krahasim me mandatet tjera kjo legjislaturë fare nuk ka pasë shpenzime në udhëtime dhe mëditje”. Osmani ka theksuar se 1.5 milionë euro ia kanë dhënë Qeverisë t’i përdorë për menaxhim të situatës me pandeminë COVID-19. “Buxhetin të cilin nuk e kemi shpenzuar me 1.5 milionë euro, ne ia kemi dhënë Qeverisë t’i përdorë iu takon atyre se ku i kanë shpenzuar”, ka thënë Osmani Këto deklarata i bëri Osmani pas akuzave ë Teuta Haxhiut, deputetes nga radhët e AAK-së, e cila tha se Kuvendi është duke bërë sipas saj shpenzime të panevojshme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova në Ulqin, dyshohet se shkaktoi një zjarr pasi e gjuajti cigaren 28/06/2025