Osmani: Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë që shërbejnë me nder, krenari e guxim NULL NULL 08.03.2025 12:00 08.03.2025 12:00 Presidentja Vjosa Osmani, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Gruas. E para e vendit u fotografua në mesin e grave police, ku thotë se përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e tyre është shembull dhe frymëzim, transmeton Klankosova.tv. “Me gratë që mbrojnë dhe që shërbejnë, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Përkushtimi, profesionalizmi dhe sakrifica e grave police janë shembull frymëzimi për të gjithë ne. Në këtë ditë, riafirmojmë angazhimin tonë për mbështetjen dhe fuqizimin e grave në çdo sektor, veçanërisht atyre që mbajnë mbi supe përgjegjësi të mëdha për shoqërinë tonë”, ka shkruar Osmani. “Gëzuar 8 Marsin për të gjitha gratë në uniformë të cilat shërbejnë me nder, krenari dhe guxim!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.