Osmani flet me Prattipatin për konstituimin e kuvendit pas Aktgjykimit të Kushtetueses NULL NULL 02.07.2025 20:32 02.07.2025 20:32 Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim gjatë ditës të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin. Osmani tha se në takim diskutuan zhvillimet e fundit, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e kuvendit. “Në takim u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, me fokus të veçantë në ciklin e ri të konsultimeve me partitë politike lidhur me konstituimin e Kuvendit, në dritë të Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në rastin Nr.KO124/25”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv. Tutje, bëhet e ditur se e para e shtetit dhe Prattipati folën për çështje të ndryshme në kuadër të bashkëpunimit bilateral, duke rikonfirmuar përkushtimin për avancimin tutje të partneritetit strategjik në mes ShBA-së dhe Kosovës. Me këtë rast, Osmani e uroi edhe një herë Prattipatin në emër të qytetarëve të Kosovës për Festën e Pavarësisë së ShBA-së, duke ritheksuar mirënjohjen e thellë për mbështetjen e palëkundur amerikane përgjatë viteve. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova LDK-ja dorëzon në ora 14:30 lëndën në Kushtetuese për Komisionin për Votim të Fshehtë 28 minuta më parë
Kosova Rezervoi bileta pa asnjë cent, Mërgim Gashi kthen borxhin pas hulumtimit të Kiks Kosova (VIDEO) 16 orë më parë