Osmani e Kurti bëjnë homazhe te varri i Rugovës NULL NULL 17.02.2025 08:58 17.02.2025 08:58 Homazhe te varri i Ibrahim Rugovës Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, në nder të Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova. Krerët e shtetit po ashtu ngritën flamurin e Kosovës, si dhe bënë homazhe te Memoriali i të Zhdukurve, transmeton Klankosova.tv. Ata priten të bëjnë homazhe edhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.