Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani: E gatshme t’i shërbejë vendit siç e kërkon Kushtetuta

NULL NULL
07.04.2023 11:26
Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se krenohet me faktin që Kosova është ndër vendet e pakta që garanton në mënyrë specifike të drejtat e minoriteteve dhe të gjithë qytetarëve.

E para e shtetit u shpreh kështu në  konferencën “Analizë gjithëpërfshirëse e Kushtetutës së Kosovës”, organizuar me  rastin e 15-vjetorit të Kushtetutës së Kosovës, nga Grupi për Ballkan, duke shtuar se Kushtetuta e vendit është shumë unike dhe i mvesh presidentes detyra të rëndësishme.

Osmani tha se është e gatshme të vazhdojë që t’i shërbejë vendit ashtu siç kërkon Kushtetuta.

“Në 15 vjetorin e Kushtetutës sonë ne duhet të reflektojmë mbi ata që a përben kjo Kushtetutë bazë të mirë për ecjen përpara të vendit tonë. Me shumë krenari e themi që jemi ndër vendet e pakta që kanë një garantim të të drejtave të minoriteteve dhe të gjithë qytetarëve”, deklaroi Osmani.

“Jemi vendi më vlerësimet më të larat në rajon. Një armë shumë e rëndësishme e Kushtetutës sonë është korniza institucionale. Kushtetuta jonë është tejet unike që i mvesh presidentes një detyrë të rëndësishme. Gjatë këtyre 15 vite Kushtetuta ka ndryshuar. Kemi nisur historinë e saj më mbikëqyre. Para Gjykatës Kushtetuese janë edhe amendament për Vettingun. S’ka gjë më të dhimbshme për një shoqëri se sa të humbin besimin në drejtësi. Gjersa po festojmë këtë shpreh gatishmërinë për të vazhduar në shërbim të vendit ashtu siç kërkon Kushtetuta”, tha më tej presidentja.

Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i politikave “Kushtetuta e Kosovës: Rishikim Gjithëpërfshirës&Analizë Ligjore”, që analizon 21 çështje kushtetuese që lidhen me sistemin e ligjeve, funksionimin e institucioneve dhe juridiksionin e Gjykatës Kushtetuese si dhe propozon zgjidhje për mangësitë kushtetuese.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.