Osmani dekoroi post mortem me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin NULL NULL 19.12.2024 12:45 19.12.2024 12:45 Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë (post mortem), Anne Marie Lizin Gjatë vizitës së punës në Belgjikë të presidentes Vjosa Osmani, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës është organizuar një ceremoni për dorëzimin e Urdhrit Presidencial për kryetaren e ndjerë të Senatit Belg, Anne Marie Lizin. Me këtë rast, Osmani ia ka dorëzuar Urdhrin e Pavarësisë (post mortem) bashkëshortit të zonjës Lizin. Në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë, Presidentja Osmani ka theksuar se kjo është vetëm një dëshmi e angazhimit të saj të palëkundur ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. “Kontributet e jashtëzakonshme të Anne Marine Lizin kanë lënë një gjurmë të pashlyeshme në kombin tonë dhe përkushtimi i saj ndaj popullit tonë nuk do të harrohet kurrë”, ka theksuar Presidentja Osmani. “Ndonëse ajo nuk është më me ne, shpirti dhe puna e saj vazhdojnë të na frymëzojnë ndërsa ndërtojmë një Kosovë më të fortë”, potencoi Osmani. /Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Renovimi i Teatrit mund të shtyhet përtej shtatorit / Çka thonë nga kompania "Limit Project"? (VIDEO) 20/06/2025