Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Osmani bisedon me Arifin rreth konstituimit të Kuvendit

NULL NULL
04.07.2025 17:47

Presidentja Vjosa Osmani konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse në Kuvendin e Kosovës është duke i vazhduar tashmë për të tretën ditë me radhë.

Ajo sot në Presidencë e priti edhe kryetarin e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifin.

Pos tij gjatë ditës u takua edhe me deputetin nga komuniteti egjiptian Veton Berisha.

Osmani dje mbajti takime konsultative me liderët e partive: Guxo, Alternativa, ZSP, KDTP, IRDK, SDS, JGS, PREBK, NDS dhe Koalicionit VAKAT.

Poashtu, ajo i priti edhe liderët e partive më të mëdha në vend, krejt këto për të diskutuar për gjetjen e një zgjidhjeje të konstituimit të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.