Osmani: Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë! NULL NULL 09.04.2026 10:56 09.04.2026 10:56 Sot shënohen 27 vjet nga Beteja e Koshares, një nga përballjet më të rëndësishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës për liri. Këtë ditë e ka përkujtuar ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani përmes një fotografi të postuar në Facebook. “Beteja e Koshares – flakadani që nuk shuhet kurrë”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv. Kjo betejë, e cila zgjati deri më 10 qershor 1999, u zhvillua në kushte të vështira, por me një vendosmëri të jashtëzakonshme nga luftëtarët shqiptarë.