Osimhen barazohet me gola me Weah dhe Eto’o NULL NULL nga Naim Selmani 05.05.2023 12:37 nga Naim Selmani 05.05.2023 12:37 Sulmuesi nigerian, Victor Osimhen ka qenë në formë të jashtëzakonshme këtë sezon me skuadrën e Napolit. Ai ka qenë pikë e referencës në fazën e sulmit dhe shënimin e golave, përcjell klankosova.tv. Prandaj shënimi i tij nuk mungoi as në ndeshjen e rëndësishme mbrëmë kundër Udineses që i solli edhe titullin para kohës Napolit. Por, ai me këtë rast e barazoi edhe rekordin e ish-fituesit të Topit të Artë, George Weah. Bashkë me këtë të fundit, ai tashmë është bërë futbollisti afrikan me më së shumti gola në Serie A – gjithsej 46. Po ashtu, ai realizoi golin e 22 këtë sezon duke e barazuar edhe Samuel Eto’o si futbollisti afrikan me më së shumti gola brenda një sezoni. /Klankosova.tv Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS