Organizoi bixhoz të paligjshëm, 74 vjeçari arrestohet në veri NULL NULL 17.04.2025 15:58 17.04.2025 15:58 Njësia e hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri, pas pranimit të informatave në rrugë Operative kanë kryer kontroll në një kioskë “Lotaria e Serbisë” në qytetin e Leposaviqit. Me këtë rast një 74 vjeçar është arrestuar dhe është intervistuar në praninë e avokatit mbrojtës. Si prova materiale janë sekuestruar pajisje për organizimin e lojërave të fatit si: një aparat për shtypjen e tiketave me pajisje përcjellëse, një reklamë e Lotarisë, një vulë me mbishkrimin e Lotarisë së Serbisë, – 10 mijë dinarë të Serbisë, – Kartela të lojërave të fatit, si dhe materiale tjera që mundësojnë zhvillimin e këtij aktiviteti të kundërligjshëm. “Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku me urdhrin e tij kioska është mbyllur përkohësisht, është iniciuar rasti “Organizim të Skemave Piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është liruar dhe rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv. Policia apelon te të gjithë qytetarët për bashkëpunim dhe rithekson përkushtimin e saj në luftimin e çdo dukurie që bie ndesh me ligjin. Çdo rast do të trajtohet me seriozitet dhe përgjegjësi, duke u siguruar që shkelësit e ligjit të përballen me drejtësinë.