Organizohet dasma e parë mbretërore që nga revolucioni në Rusi, martohet pasardhësi i carëve NULL NULL 02.10.2021 14:25 02.10.2021 14:25 Një pasardhës i ish-familjes perandorake të Rusisë u martua me nusen e tij italiane, duke shënuar kështu dasmën e parë mbretërore që u zhvillua në tokën ruse që nga koha e carizmit, më shumë se një shekull më parë. Duka i Madh, George Mikhailovich Romanov u martua me italianen Victoria Romanovna Bettarini. Martesa e tyre u bë në Katedralen e Shën Isakut në ish -kryeqytetin perandorak të Rusisë, Shën Petersburg. Ceremonia ndiqej nga qindra mysafirë, ku përfshihen edhe nëna e dhëndrit, Dukesha e Madhe Maria Vladimirovna e Rusisë, trashëgimtare e vetëshpallur e fronit perandorak të Rusisë, shkruan Nbcnews, transmeton Klankosova.tv. Stërgjyshi i George Mikhailovich, Duka i Madh Kirill Vladimirovich, iku nga Rusia gjatë revolucionit bolshevik të vitit 1917, duke ikur fillimisht në Finlandë dhe më vonë u zhvendos me familjen e tij në Evropën Perëndimore. Cari i fundit i Rusisë, Nikolla II, gruaja dhe pesë fëmijët e tij u vranë nga një skuadër pushkatuese revolucionare në korrik të vitit 1918, në bodrumin e shtëpisë së një tregtari në Yekaterinburg, një qytet 900 kilometra në lindje të Moskës. Ndryshe, 40 vjeçari George Mikhailovich ka lindur në Madrid dhe pjesën më të madhe të jetës e ka jetuar në Spanjë dhe Francë.