Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Organizimi jopolitik, “Kuvendi i unitetit” në konakun e Besnik Tahirit (VIDEO)

NULL NULL
25.04.2025 20:18

Në Kuvend janë bërë pikë e pesë. Por, Glauk Konjufa, Abelard Tahiri e Arben Gashi u bashkuan, të enjten mbrëma.

Politikanët që janë ndër figurat më të rëndësishme të LëvizjesVetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës i mblodhi në shtëpinë e vet nënkryetari i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri.

Por, jo për ta trajtuar ngërçin politik të momentit.  Këta të tre, krahas të ngarkuarës me detyrë në ambasadën e ShBA-së në Kosovë, Anu Prattipatin, Tahiri bashkë me gruan i ftuan që ta përcjellin në fundin e mandatit, një zyrtar tjetër të kësaj ambasade, Gregory Viola.

Për ta nderuar diplomatin që u mor gjatë me Kuvendin e Kosoëvs, i dhanë edhe peshqesh për të cilin kontribuuan që të katërt.

Sipas nikoqirit ky që një takim shumë relaksues. Ndërsa për situatën politike në vend, Tahiri tha që amerikanët janë miq që e duan konstituimin e kuvendit, por nuk përzihen në këtë proces. /Klankosova.tv

lajme të ngjashme