Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Organizatat e shoqërisë civile kundërshtojnë shkarkimin e Dakës

NULL NULL
14.06.2021 17:09

Organizatat e shoqërisë cilive kanë kundërshuar vendimin e Presidentes së vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, për shkarkimin e kryetares së KQZ-së, Valdete Daka.

Këto organizata konsiderojnë se ky vendim është i motivuar politikisht, si rezultat i ndërrimit të pushtetit në Kosovë pas zgjedhjeve të fundit, njofton Klankosova.tv.

“Bazuar në vendimin për shkarkim, ne vlerësojmë që argumentet e shtruara nga Presidentja janë të pabazuara dhe paraqesin keqinterpretim të situatave përkatëse. Mes tjerash, kryetares së KQZ-së i atribuohen ekskluzivisht të gjitha përgjegjësitë dhe dështimet e supozuara të KQZ-së, përkundër faktit që Kryetarja e KQZ-së është vetëm një nga njëmbëdhjetë anëtarët me të drejtë vote. Madje, rikujtojmë që puna e KQZ-së është vlerësuar pozitivisht nga raportet vendore dhe ato ndërkombëtare të vëzhgimit të zgjedhjeve” thuhet në komunikatën për media.

Organizatat konsiderojnë se marrja e këtij vendimi në prag të shpalljes së datës së zgjedhjeve lokale përbën ndikim të drejtpërdrejtë në pavarësinë, integritetin dhe mbarëvajtjen e punës së KQZ-së në organizimin dhe administrimin e atyre zgjedhjeve.

Këto janë organizatat që kundërshtojnë këtë vendim:

Demokracia për Zhvillim (D4D)
Demokracia Plus (D+)
INDEP
INPO
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI)
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD)
Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS)
Lëvizja FOL
Organizata Nënë Tereza
Organizata Çohu
Syri i Vizionit

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.