Orav në Pejë, diskuton për rolin e komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së NULL NULL 11.06.2025 14:13 11.06.2025 14:13 Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka qëndruar sot për vizitë në qytetin e Pejës. Atje ai është takuar me kryetarin e këtij qyteti, Gazmend Muhaxherin. “Diskutuan bashkëpunimin lokal-qendror dhe rolin kyç të komunave në rrugën e Kosovës drejt BE-së”. “Përgëzuan Kryetarin e Komunës për qeverisjen gjithëpërfshirëse mbi barazinë gjinore, angazhimin e komunitetit, iniciativat e gjelbra dhe transparencën digjitale”, shkroi ai në një postim në X, transmeton Klankosova.tv. Në një njoftim paraprak, Orav tregoi se ndalesë të parë në Pejë e patën Vitomiricën. “Dorëzuam çelësat e një kopshti të ri të financuar nga BE-ja me vlerë 1.23 milion euro të investuara në arsimin e hershëm dhe efikasitetin e energjisë. Një shembull i shkëlqyer i partneritetit BE-Kosovë në nivel local”, deklaroi zyrtari evropian, transmeton Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rivarrimi me nderime ushtarake i dëshmorëve në Vrellë, familjarëve u dorëzohet Flamuri Kombëtar (VIDEO) 6 orë më parë
Kosova 250-vjetori i Ushtrisë Amerikane, Haradinaj: Trimëria dhe përkushtimi i tyre, frymëzim për ne 7 orë më parë