Orari i Superkupës së Kosovës në basketboll NULL NULL 11.09.2023 14:09 11.09.2023 14:09 Foto ilustruese, topi i basketit Nga 13 deri më 17 shtator, Palestra “13 Qershori” në Therandë do të jetë arenë e basketbollit. Nga dita e mërkurë do të fillojnë sfidat çerekfinale, që do të jenë shumë interesante. Takimi i parë do të jetë ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut, kurse më pas do të përballen Trepça-Bashkimi. Të enjten priten po ashtu takime interesante, Peja do të ndeshet me Proton Cable Prizrenin, kurse takimi i fundit çerekfinal është mes Golden Eagle Yllit dhe Vëllaznimit. Të premten do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa finalja e madhe të dielën. Orari E Mërkurë 17:00 Sigal Prishtina-Istogu (Grupi A) 20:00 Trepça-Bashkimi (Grupi D) E Enjte 17:00 Peja-Proton Cable Prizreni (Grupi B) 20:00 Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi (Grupi C) E Premte 17:00 Gjysmëfinalja GR A-D 20:00 Gjysmëfinalja GR B-C E diel 17:00 Finalja