Orari i rregullt i gjumit mund të ulë rrezikun për depresion NULL NULL 04.06.2021 13:40 04.06.2021 13:40 Një orë ndryshim në orar të gjumit mund të ulë rrezikun e depresionit me 23%, sipas një studimi. Një ekip studiuesish nga Universiteti i Colorados publikuan disa të dhëna javën e kaluar, duke u mbështetur në të dhëna gjenetike të identifikuara nga 840,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë rreth 85,000 njerëz që kishin vëzhgues gjumi për një javë dhe 250,000 të anketuar në pyetësorët për gjumin, njofton Klan Kosova. “Ne zbuluam se nëse një person ndryshon kohën e gjumit për vetëm një orë më herët ul ndjeshëm depresionin”, ka thënë Céline Vetter, asistente profesoreshë e fiziologjisë integruese. Nga disa sondazhe, pothuajse një e treta u identifikuan si persona që zgjohen herët kurse 9% ishin”bufë”nate. Mesatarisht, njerëzit shkuan për të fjetur në orën 11:00 dhe u zgjuan në 6 të mëngjesit. Studiuesit zbuluan se ata që ngrihen herët kishin zvogëlim të rrezikut ndaj depresionit. “Nëse dikush që normalisht shkon në shtrat në 01:00 të mëngjesit mirëpo gradualisht fillon të fle në mesnatë, ata mund të ulin rrezikun e tyre me 23%” .