Orangutangu që kënaqet me telefon (VIDEO) NULL NULL 04.12.2015 15:12 04.12.2015 15:12 Një djalosh që e ka vizituar kopshtin zoologjik Toledo në Ohio në fillim të këtij viti, ka realizuar një video shumë interesante, shkruan Metro, transmeton Klan Kosova. Një orangutang e shijon shumë pamjen që atij i ofrohet nga një telefon celular matanë gjamit. Në këtë video orangutangu shihet tek i tërheqë batanijet e veta që të krijojë komoditet e më pas rehatohet që t’i shikojë orangutangët e tjerë që dikush nga kopshti zoologjik ia prezanton. “Ajo do të rrijë kështu tani tërë ditën”, thotë njëri nga kujdestarët e kopshtit zoologjik. Shprehja e fytyrës së orangutangut, të tregon se sa shumë po e shijonte pamjen që po i serohej nga një I Phone. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.