Ora e Fundit: Vazhdojnë mospajtimet mes LDK-së dhe VV-së në Prishtinë NULL NULL 16.10.2015 00:20 16.10.2015 00:20 Mospajtimet e asamblesë së Prishtinës kanë vazhduar në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova. Ballë për ballë me Shkodran Gajrakun, Shefki Gashi, asambleist i LDK-së dhe Sadri Ramabaja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, janë përballur lidhur me bllokadën në kuvendin komunal të Prishtinës, madje ata kanë kaluar edhe në tema nacionale. Gashi e ka cilësuar kaotike gjendjen në asamble dhe udhëheqjen e Ahmetit si dështim. “Ka 7 muaj që ka vazhduar kjo gjendje kaotike në asamblenë komunale të Prishtinës. “ “Skandalet më të mëdha i ka bërë kryetari i Prishtinës, nuk merr pjesë fare në mbledhje apo vjen vetëm 5 minuta.” “Dy muaj nuk ka pasur seancë fare.” “Shpend Ahmeti, po e shkatërron Prishtinën, asnjë projekt nuk e ka kryer”, ka shtuar Gashi, njofton Klan Kosova. Ndërsa, asmableisti nga Lëvizja Vetëvendosje , Sadri Rambaja, i ka cilësuar injorantë asambleistët e LDK-së. Ai ka theksuar se LDK-ja dhe PDK-ja po e dështojnë kryeqytetin dhe po bllokojnë punën. “Është manipuluar me dijen politike të mangët të asamblistëve të LDK-së.” “Zoti Gashi është krejtësisht “out” në rrafshin politik. Këta janë me nocione të mesjetës. Këta e kanë bllokuar punën. Dyshja Hamiti-Çelaj po funksionojnë shumë mirë, kanë dërguar asambleistë injorantë. “Sentenca e LDK-së dhe PDK-së është dështimi i kryeqytetit, shkatërrimin e Prishtinës dhe zhvillimit të saj, ka përfunduar Ramabaja, njofton Klan Kosova. Debati është zhvilluar në rrafshin edhe të politikës nacionale. Gashi i ka quajtur kriminelë deputetët që kanë hedhur gazlotsjellës në Kuvend, në anën tjetër Rambaja e ka cilësuar LDK-në bashkëpunëtore të pushtetit të Millosheviqit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Insistimi për votimin “tinëzar”, Kajtazi: Kurti i do votat e Listës Serbe për Haxhiun (VIDEO) 19 minuta më parë
Kosova “Uniforma të grisura, antiplumba të huazuar – Policia e Kosovës në krizë logjistike” (VIDEO) 3 orë më parë