Ora dimërore rikthehet këtë të diel NULL NULL 24.10.2015 13:45 24.10.2015 13:45 Në natën mes kësaj të shtune dhe të diele ora do të kthejë pas, duke na dhënë kështu mundësinë për të fjetur dhe një orë më shumë. Ashtu siç është vendosur, që ora do të ndërrojë në të dielën e fundit të marsit dhe të dielën e fundit të tetorit, akrepat do të ndryshojnë më 25 tetor. Në orën 03.00 të natës, akrepat do të kthehen një orë pas, për të shënuar orën 02.00. Në këtë mënyrë, deri në të dielën e fundit të marsit do të kemi mundësi të flemë një orë më tepër. Ndryshimi i orës është vendosur në vitet ’70 dhe qëllimi i saj ka qënë shfrytëzimi në maksimum i dritës së diellit, dhe kursimi i energjisë elektrike./tch *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.