Ora 21:00 e së dielës, koha ideale për të bërë seks NULL NULL 11.09.2022 13:26 11.09.2022 13:26 Passion in bed. African-american couple hands pulling white sheets in ecstasy, closeup Të premtet dhe të shtunat janë pretendentë të fortë për të qenë dita më e mirë e seksit. Por, idealja është të dielën, madje saktësisht ora 21:00 e kësaj dite. Të lirë nga puna dhe obligimet, kjo e bën të dielën ditë të përsosur për të qëndruar në shtrat, e kur themi në shtrat, nuk po flasim për gjumin, shkruan Refinery29, transmeton Klankosova.tv. Nga një anketë e realizuar në Britani, doli se ora 09:30 e mëngjesit të së dielës është e mirë për seks, për personat që janë të hershëm. Ndërkaq, koha ideale për të gjithë, rezultoi të jetë ora 21:00 e së dielës. Nëse nuk jeni duke punuar, dita e shtatë e javës ka tendencë të jetë më pak e ngarkuar, e kjo do të thotë, sigurisht, më shumë kohë për seks. Ndryshe, I njëjti sondazh zbuloi edhe se seksi i fundjavës mund të zgjasë më shumë.