Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozita s`merr pjesë në hartimin e statutit të Asociacionit

NULL NULL
30.05.2016 08:45

Liderët institucionalë janë të vendosur për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, i cili, sipas tyre, do të bëhet krejtësisht sipas Kushtetutës së Kosovës.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa kanë deklaruar se shumë shpejt do të themelohet komisioni, i cili do ta hartojë statutin e AKS-së, pas të cilit edhe do të funksionalizohet Asociacioni.

Mustafa edhe një ditë më parë tha se me ligjin për ratifikim të marrëveshjes së parë ndërkombëtare Kosova ka marrë për obligim ta themelojmë këtë Asociacion.

“Asociacioni do të themelohet në harmoni të plotë me vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, deklaroi mes tjerash kryeministri. Madje, Mustafa e Thaçi kanë paralajmëruar që në Komisionin që do të hartojë statutin e ASK-së, do të përfshihen të gjitha palët, përfshirë edhe opozitën.

Por, kategorike kundër themelimit të Asociacionit janë partitë opozitare të cilat thonë se do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë.

Zëdhënësi i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Frashër Krasniqi, ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk ka asnjë kuptim që të themelohet kurrfarë komisioni për hartimin e statutit të Asociacionit, sepse s’ka nevojë fare për themelimin e AKS-së.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.