Opozita në Venezuelë duan ta largojnë Presidentin Maduro NULL NULL 02.06.2016 18:02 02.06.2016 18:02 Politikanët e opozitës së Venezuelës janë në pritje të një vendimi të rëndësishëm të enjten nese ata do të vazhdojnë me lëvizjet e tyre për referendum. Ata duan për ta larguar presidentin Nicolaas Maduro të cilin e fajësojnë për krizën ekonomike në Venezuelë, njofton Klan Kosova. Këshilli Kombëtar Zgjedhor (CNE) pritet të njoftojë nëse ka pranuar kërkesën fillestare të opozitës për një referendum. Ndërkaq opozita mblodhi 1.85 milion nënshkrime në favor të referendumit, njofton Klan Kosova. Tensionet mes Qeverisë socialiste dhe Opozitës janë rritur që kur ky i fundit fitoi zgjedhjet parlamentare në dhjetor dhe mori kontrollin e Asamblesë Kombëtare. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Neglizhenca e punimeve në Tokbashqe, qytetari ankohet për vështirësi në vendkalim (FOTO) 24/06/2025