Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Opozita maqedonase s`heq dorë

NULL NULL
18.05.2015 12:51

Mbi 200 anëtarë dhe simpatizantë të opozitës maqedonase, LSDM-së, natën e kanë kaluar para qeverisë së Maqedonisë duke fjetur në tendat e ngritura në bulevardin para ndërtesës së ekzekutivit, pas përfundimit të protestave të djeshme gjithëpopullore, të cilat u organizuan para qeverisë.

Në mesin e protestuesve, që e kaluan natën në tenda para qeverisë, ka qëndruar dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, i cili për Radion Evropa e Lirë është shprehur se se protesta paraqet një vlerë të panjehësueshme, sa i përket masivitetit, por gjithsesi edhe përbërjes multietnike dhe multifetare.

“Ne  dërguam një porosi shumë të rëndësishme, se këtu jeton një popull paqedashës, i cili di të vlerësojë demokracinë, po edhe vlerat demokratike”, është shprehur Zoran Zaev mbrëmjen e kaluar, teksa vendoseshin tendat para qeverisë, duke theksuar se nuk do të largohet deri në rrëzimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Nikolla Gruevski.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.