Opozita kërkon nga Kryesia që të mos thërras më seanca NULL NULL 15.10.2015 12:47 15.10.2015 12:47 Tri partitë opozitare Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën të cilët e pamundësuan nisjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës duke hedhur gazlotësjellës kanë kërkuar nga Kryesia e Kuvendit që të mos thërras më seanca. Treshja opozitare poashtu është shprehur përmes një deklarate të përbashkët për media se janë të vendosur në protestën kundër marrëveshjeve me Serbinë dhe asaj për demarkacionin me Malin e Zi. “Qeveria e Republikës me marrëveshjet në fjalë ka krijuar situate të jashtëzakonshme. Kuvendi nuk mund të vazhdojë sikur zakonisht. Protesta jonë në Kuvend nuk do të ndalet dhe nuk do të lejojmë normalizimin e ‘Zajednicës’ dhe faljen e tokave të Kosovës Malit të Zi” . Ata njëherit kanë kërkuar nga Qeveria që të merr vendim për tërheqje nga Marrëveshjet me Serbinë dhe atë për demarkacion me Malin e Zi. Sipas tyre vetëm tërheqja nga këto marrëveshje do ta kthejë normalitetin institucional dhe shoqëror në Kosovë, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Thellohet kriza e konstituimit, VV insiston në votimin e fshehtë, ish-opozita e cilëson të jashtligjshëm 06/07/2025
Kosova Koci për situatën në Kuvend: Duhet me i lënë anash inatet, ka ardhë koha me i përvjelë mëngët 06/07/2025
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025