Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Zbulohen mbetje mortore në Llaushë

NULL NULL
27.04.2015 12:41

EULEX-i ka bërë me dije sot se në fshatin Llaushë të Skënderajt janë gjetur mbetje mortore.

Sipas misionit evropian për sundimt të ligjit, këtë informatë ata e kishin marrë nga një banor i këtij fshati në dhjetor të vitit 2014 derisa po gjurmonin në një varr të dyshuar në këtë zonë.

“Në dhjetor 2014 gjatë një vizite gjurmimi në një varr të dyshuar në zonën e fshatit Llaushë të Skenderajt, e cila nuk kishte të bënte me këtë rast, një banor i fshatit Llaushë e ka kontaktuar Departamentin e Mjekësisë Ligjore duke i bërë me dije për një lokacion të një varri të mundshëm në varrezat e fshatit”, thuhet në një njoftim të EULEX-it .

Sipas tyre, banori kishtye treguar për një hapësirë prej rreth 7-8 metra katrorë duke thënë se aty ishin varrosur 4 kufoma gjatë muajit mars 1999.

“Zhvarrimi ka filluar sot, ndërsa mbetjet mortore u zbuluan në përputhje me informatën e pranuar nga EULEX-i”, thuhet më tej në kumtesë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.