Operatorët privatë të prerë: Nuk i largojmë autobusët. Pikë! NULL NULL 25.11.2025 10:22 25.11.2025 10:22 Foto nga Ekonomia Online Një përfaqësues nga operatori privat ka bërë të ditur se autobusët e parkuar në rrugën “Agim Ramadani” e deri te zona e njohur si “Plepat” nuk do të largohen deri të përfundojë protesta. Kështu iu drejtua ai një zyrtari policor, derisa po zhvillohej dita e dytë e protestës së operatorëve privatë dhe publikë, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, u paralajmërua që edhe nesër do të vazhdojë protesta, por për një periudhë më të gjatë. “Autobusët e operatorëve privat, janë te parkuar në rrugën ‘Agim Ramadani’, asnjë nuk livrit pa u kry protesta. Pikë. Kemi me zhvillu protestën. Kur sekretari jep deklaratën për media, atëherë largohemi. Nesër kena me e vazhdu edhe më gjatë. Jemi duke kërkuar të drejtat tona”, u shpreh i njëjti.