Operacioni antikanabis NULL NULL 17.05.2015 09:22 17.05.2015 09:22 Forcat e Policisë së Shkodrës kanë realizuar gjatë kësaj fundjave një aksion antikanabis, duke asgjësuar 1470 kubikë me bimë narkotike në komunën Pult dhe 157 rrënjë kanabis sativa në fshatin Mazrek. Operacioni mësohet të jetë kryer pas informacioneve të mbledhura në rrugë operative, bëjnë të ditur autoritetet lokale. Policia ka njoftuar gjithashtu se po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Operacione të ngjashme janë zhvilluar kohëve të fundit thuajse në të gjithë Shqipërinë, por kryesisht të fokusuara në Shkodër, Durrës, Vlorë, Lushnje etj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme ”National Geographic”: Riviera Shqiptare mbetet perfekte për një udhëtim me makinë 23 orë më parë