Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Operacion antidrogë në kufi – bastisje në banesën e një shqiptareje në Prishtinë

NULL NULL
27.05.2025 09:08
Policia e Kosoves
Policia e Kosoves

Njësitet policore të antidrogës kanë gjetur drogë në një veturë me targa vendore të cilën e drejtonte i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë.

Sipas raportit policor, në veturë në hyrje të Morinës janë gjetur dhe konfiskuar dy qese substancë e dyshuar narkotike të llojit kanabis-sativa, ndërsa gjatë bastisjes në Prishtinë në adresën e cekur, në banesën e  të dyshuarës kanë gjetur dhe konfiskuar: dy qese në peshë 74 gramë marihuanë, tri cigare të mbështjella në peshë pesë gramë, një fishek, tri peshore digjitale, një Iphone, një pasaportë shqiptare në emër të dyshuarës, një grinder për bluarje disa qese për paketim të substancave narkotike.

Rasti po hetohet nga njësitet kompetente, njofton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme