Opera e Kosovës sjell veprën operistike “Flauti magjik” (VIDEO) NULL NULL 16.03.2023 19:27 16.03.2023 19:27 Opera e Kosovës prezanton veprën operistike “Flauti magjik” nga Wolfgang Amadeus Mozart me libret të Emanuel Schikaneder-it. Shfaqja realizohet në bashkëpunim me produksionin artistik “Dragoi Blu -Tiranë” me pjesëmarrjen e disa artistëve të Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor të Shqipërisë dhe solistëve të rinj, studentë të Universitetit të Arteve në Tiranë. “Flauti magjik”, është operë në dy akte nga Wolfgang Amadeus Mozart me libreto nga Emanuel Schikaneder. Vepra ka formën e një “Singspiel” e cila është formë popullore e dramës muzikore që përfshinë si këndimin ashtu edhe dialogjet. Premiera u shfaq për herë të parë më 30 shtator 1791, vetëm dy muaj përpara se kompozitori gjenial Mozart të ndahej nga jeta dhe tani vazhdon të jetë një nga operat më shpesh të shfaqura në shtëpitë presitgjioze operistike. Koncertin mund ta ndiqni më 16 mars në Klan Arena, Prishtinë nga ora 19:00.